Gazetari dhe prezantuesi i njohur maqedonas, Zoran Vasilevski, i njohur ndryshe si Zoki Faci, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas një beteje të gjatë me kancerin.

Zoki Faci ishte gazetar dhe prezantues i shquar i showbizit, i cili la gjurmë të pashlyeshme në skenën mediatike maqedonase.

Në vitin 2022, ai u diagnostikua me tumor, më pas kishte disa ndërhyrje dhe trajtime. Në shtator të vitit 2024, Zoki shkoi në Turqi për trajtim, por mjekët atje thanë se kanceri kishte metastazuar në kocka.