Nuk është hera e parë që të sulmojnë. Të hoqën nga pozita e punës në 2008 dhe prap në 2011 thjesht sepse kishin fuqi partiake për të treguar forcë ndaj një gruaje me dituri dhe vlera; të hoqën prej një zyre kyçe për zhvillimin e postës në nivelin më të ulët të mundshëm, nuk të dhanë as kompjuter për të punuar për vite me radhë duke dashur të degradojnë aftësit e tua. Ishin goditje shumë të rënda për ty, por dhe për familjen tonë, ndikuan drejtpërdrejt në mirëqenien tonë, dhe brengat financiare për të mbështetur tre fëmijë në shkollë. Por ti jo vetëm që i përballove goditjet, ti u ngrite edhe më e fortë se kurrë: diplomove me Master të Ekonomisë, bëre punë shtesë duke mësuar fëmijët matematikë, dhe hyre në arenën politikë me shpres dhe bindje për një ndryshim shoqëror dhe rikthim të vlerave.

Dhe këtë gjë ata nuk e kanë të qartë: çdo herë që mundohen të të shtypin, ti ngritesh edhe më lart.

Me 8 maj del në pah bujaria yte.