Koalicioni i opozitës shqiptare VLEN sonte në Gostivar hapi shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit.

Në hapjen e shtabit ishin té pranishëm liderët e koalicionit opozitar Arben Taravari nga ASH njëherit edhe kandidat për president, Izet Mexhiti nga LD, Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, Afrim Gashi nga Alternativa dhe Bekim Qoku nga VV.

“Gostivari VLEN”, ka shkruar Arben Taravari në një postim në rrjetet sociale.