E mërkurë, 16 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Po realizojmë edhe një premtim, rritet paga minimale në Postat e...

VLEN: Po realizojmë edhe një premtim, rritet paga minimale në Postat e Maqedonisë!

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë njoftuar se ata kanë realizuar një tjetër zotim, atë të rritjes së rrogës minimale në Postën e Maqedonisë.
“Qeveria e udhëhequr nga koalicioni VLEN realizon një tjetër zotim, rritet paga minimale për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut!
Me vendosmërinë për të kthyer dinjitetin dhe vlerësimin për punëtorët, u konkretizua një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut. Nën drejtimin e drejtorit , Orhan Kurtishi, u nënshkrua marrëveshja me përfaqësuesit e sindikatave për rritjen e pagës minimale në 24.400 denarë – një rritje prej 1.800 denarësh, në përputhje me vendimin e Qeverisë.
Ky është vetëm fillimi i një serie vendimesh që synojnë një transformim rrënjësor të sektorit publik dhe të standardit jetësor për të gjithë qytetarët. Rritjet do të vijojnë gradualisht në muajt e ardhshëm, në përputhje me planin afatmesëm të Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
VLEN si pjesë e këtij ndryshimi thelbësor, vazhdon të dëshmojë se qeverisja e re sjell rezultate konkrete, jo vetëm premtime elektorale.
VLEN, sepse ka dallim!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments