Koalicioni i opozitës shqiptare VLEN do të mbaj sonte Tubim Qendror në qytetin e Gostivarit.

Tubimi do të filloj nga ora 20:00 ne lokacionin e njohur afër sheshit tek Sahat Kulla.

”Të nderuara media ju informojmë që më datë 21.04.2024 me fillim në ora 20:00 Koalicioni VLEN do të mbajë Tubim në Gostivar, konkretisht në Shesh afër Sahat Kullës”, njoftuan nga VLEN.