Vritet një ushtar profesionist 31 vjeçar. I dyshuari është një 21 vjeçar banues në Makedonski Brod. Sipas denoncimit në polici, pronari i shtëpisë ku ndodhi vrasja ka pohuar se ishin të gjithë bashkë në gjueti dhe plumbi është qëlluar teksa pastronte një pushkë gjuetie. Por nga ana tjetër nga Prokuroria Publike Themelore në Kërçovë dalin me version tjetër për vrasjen e ushtarit profesionist. Sipas tyre, shkak i vrasjes, është një mosmarrëveshje verbale banale e karakterit privat, ndërsa viktima është ushtar profesionist i ARM-së, 31-vjeçar. “I dyshuari me dashje i ka marrë jetën një personi në oborrin e një shtëpie në fshatin Kalugjerec, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri me një plumb të pushkës së gjahut, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.