Në mëngjesin e hershëm, Luke McFadden niset nga Bodkin Point në Maryland për të filluar ditën e tij në Chesapeake Bay, grykëderdhjen më të madhe në SHBA.

Ky rajon është pjesë integrale e ekonomisë së Mid-Atlantic dhe gjithashtu është vendi ku punojnë mijëra burra dhe gra që kërkojnë të fitojnë nga begatia e tij.

“Të jem peshkatar gaforresh është gjithçka që kam dashur të bëj,” thotë McFadden për BBC, ndërsa përgatitet për ditën tjetër. Në breg, dhjetëra gaforre janë grumbulluar për t’u përdorur nesër.

Peshkimi ka qenë një mënyrë jetese për shekuj në këtë rajon. Ndërsa gaforret blu të Chesapeake Bay, të njohur për shijen e tyre të veçantë, janë një pjesë thelbësore e identitetit të Marylandit dhe e industrisë së ushqimeve të detit me vlerë 600 milion dollarë.

Megjithatë, profesioni i peshkatarëve është në rënie. Në vitet 1990, ishin 10,000 të licencuar, ndërsa tani janë më pak se gjysmë.

McFadden, i cili nuk ka lidhje familjare me këtë profesion, ka hyrë në këtë fushë që në moshën 18-vjeçare dhe ka qëndruar i përkushtuar.

Ai ka fituar famë në TikTok duke ndarë përditshmërinë e tij dhe traditën e peshkimit, duke mbledhur 1.7 milion ndjekës.

McFadden përdor këtë platformë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndihmuar industrinë e gaforreve, e cila po përballet me sfida të shumta si ndryshimet klimatike dhe rregulloret e rrepta.

Ndërkohë që profesioni është në rënie, McFadden është përpjekur të ndihmojë ruajtjen e traditës duke bashkëpunuar me fotografë dhe organizata për të edukuar publikun dhe për të mbështetur muzeumet lokale.

Ai është i përkushtuar që kjo traditë të mbijetojë dhe shpreson që brezat e ardhshëm do të kenë mundësi ta vazhdojnë atë./Katror.info

VIDEO