Sot zëvendësministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elfet Ismaili, priti në takim zëvendësambasadoren çeke, Andrea Shtajner Votavova, dhe atasheun çek të mbrojtjes, kolonel Gamil Al-Madhagi.
Gjatë këtij takimi, u diskutua thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe avancimi i marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy shteteve. Bisedimet përfshinë projekte të përbashkëta, mundësitë për trajnime dhe angazhimin e përbashkët brenda NATO-s për ruajtjen e stabilitetit rajonal. Delegacioni çek gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Maqedonisë së Veriut po i ofron Ukrainës.
Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të dyja vendet, duke kontribuar në avancimin e sigurisë rajonale dhe përparimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.