Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të Vedat Ademit në Kumanovë, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Vedat Ademit në Kumanovë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit. Kujtimi për Vedatin do të mbetet përherë i gjallë në zemrat tona. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Fetai.

Fetai gjithashtu ka njoftuar se Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka urdhëruar një ekip ekspertësh për të hetuar këtë rast deri në fund. “Nëse vërtetohet neglizhenca mjekësore, kërkojmë që drejtësia të veprojë pa asnjë tolerim!”, ka theksuar Fetai.