Zëvendës Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Flakron Bexheti mori pjesë në edicionin të 12-të të Festivalit tradicional ,,Dita e Groshës’’.
Subvencione për prodhuesit e groshës, mbështetje për bujqësinë organike si dhe masa për prokurimin e naftës për shpenzimet e fermerëve janë disa nga masat që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i ofron për kultivimin e groshës, për të përmirësuar dhe rritur prodhimin e kësaj kulture- njoftoi Zëvendës Ministri Bexheti.
Bexheti falenderoi për punën e palodhur dhe përkushtimin e organizimit të këtij manifestimi të jashtëzakonshëm që arrin të tërheqë mbi një mijë vizitorë çdo vit, duke u bërë një simbol i gjallë i traditës, kulturës dhe mikpritjes së Tearcës.