Nga kjo masë në Tetovë janë përfshirë 1572 bujq, ku vlera e përgjithshme e përkrahjes është 11 milion denarë. Nderkaq, nga java e kaluar, nëpërmjet njësive rajonale të MBPEU ka filluar edhe shpërndarja e kartelave në të gjitha rajonet e shtetit.
“Njoftoj të gjithë bujqit që në periudhën në vijim çdo njësi rajonale e ministrisë dhe punonjësit e njësive rajonale të ministrisë do të kenë qasje në bazën e të dhënave të Agjencionit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, në mënyrë që bujqit të mos kenë nevojë të udhëtojnë në Shkup dhe të kontrollojnë nëse aplikimi i tyre është në rregull”, njoftoi zëvendësministri Bexheti.
Për naftën e gjelbërt janë ndarë 493 milionë denarë, ku do të mbulohen shpenzimet e 44 mijë bujqëve.
Bexheti sqaroi se kjo masë do të pësojë ndryshime nga viti i ardhshëm për të qenë më efektive, që bujqit të jenë më të kënaqur./fol.mk