Një profesor është larguar nga puna pasi i kishte kopjuar punimet e studentëve të tij.

Rasti ka ndodhur në Zvicër, ku Wolfgang Stolzle, akuzohet për plagjiaturë.

Universiteti i Sankt ka njoftuar se Stolzle, i cili mbante pozitën e drejtorit i Institutit të Menaxhimit të Zinxhirit të Furnizimit, i kishte përdorur punimet e studentëve dhe nuk i kishte cituar burimet.

Sipas mediave zvicerane, ai ishte pezulluar fillimisht në qershor të vitit të kaluar, po u suspendua pasi që hetimet vërtetuan pretendimet e ngritura nga universiteti.

Wolfgang Stolzle, akuzohet se kishte kryer “shkelje të konsiderueshme të rregullave”, shkruan gazeta zvicerane Blich.ch transmeton Klankosova.tv