Alioski befason Ilda Bejlerin: Pse më flet anglisht?

Ilda Bjeleri ka marrë në intervistë sulmuesin e Maqedonisë, Alioskin pas përfundimit të ndeshjes Maqedoni-Shqipëri.

Bejleri iu drejtua yllit maqedonas në gjuhën angleze, por ai refuzoi që kësaj të fundit t’i fliste në Anglisht, pasi ai flet shumë mirë shqip.

Alioski i ka kërkuar Ildës që intervistën t’ia bëjë në gjuhën shqipe.

“Pse më flet anglisht”, i tha Alioski duke e befasuar Ildën.

Ndërsa për ndeshjen ai theksoi:

“Është një lojë emocionale pasi kam shokë që luajnë në kombëtaren shqiptare dhe unë jam me origjinë shqiptare. Maqedonia pati shumë shanse, edhe unë pata shumë shanse por Berisha i priti, prandaj mendoj se rezultati më i saktë do të ishte fitorja jonë. Nuk e prisja Shqipërinë kaq dobët, e dija më të mirë, ata luanin me frikë. Jam i sigurt se Shqipëria do bëhet më e fortë në vazhdim”, deklaroi Alioski.

SHPËRNDAJE