Edhe pas rikonstruimit të qeverisë vërehet se BDI nuk ka ndryshuar qasjen ndaj degëve humbëse të zgjedhjeve lokale. Një nga ato është edhe Dega e BDI-së Bogovinë anëtarsia e të cilës ka mbetur jetime brenda kësaj partije politike.

Edhe pse 15 vite kjo degë doli fituese në zgjedhje, menaxhimi i dobët i Komunës dhe përzgjedhja katastrofale e kandidatit për kryetar komune Berzah Bejtullahu-Xaki, ka bërë që kjo komunë të humb zgjedhjet dhe të humb edhe imazhin e saj brenda partisë. Prandaj, në rikonstruimin e qeverisë as që është përfill ndonjë kuadër nga Komuna e Bogovinës, kjo edhe pse kryetar i degës së BDI-së është pikërisht humbësi i zgjedhjeve Berzah Bejtullahu-Xaki.

Sipas kësaj, del se e tërë anëtarësia e BDI-së në degën e Bogovinës vuan nga udhëheqja e keqe e kryetarit të degës dhe humbja e autoritetit brenda partisë pikërisht për shkak të tij.

Nuk do mend që kjo ka ndikuar edhe në autoritetin e zv/kryeministrit Hazbi Lika brenda partisë, sepse pikërisht Lika ishte kumbar i kandidimit të mikut të tij Xakit për kryetar komune. Tani, kundarshtarët brenda partiak të Likës, kanë një shkak më shumë ta godasin atë dhe ti ulin pozicionet e tij brenda partisë.

Pritet që shumë shpejt të fillojnë edhe zgjedhjet brenda partiake në BDI për shkak të kongresit të kësaj partije, ndërkaq anëtarsia e gjërë e kësaj partije është në kërkim të një kuadri të denjë i cili do jetë kryetar dege dhe i cili do i rikthej pozicionet brenda partiake të komunës së Bogovinës brenda BDI-së, me çka pritet që Berzah Bejtullahu – Xaki të largohet nga ky post si njeri i cili ka humbur zgjedhjet në Komunën e Bogovinës./fol.mk