Besa merr Ministrinë e Kulturës, nuk bëhet i ditur emri i ministrit

Lëvizja BESA, krahu i Afrim Gashit e cila ditë më parë vendosi që të bëhet pjesë e shumicës qeveritare, është duke shqyrtuar emrin e personit që do të udhëheq me resorin e Kulturës. Të enjten pritet të mblidhet përsëri Kuvendi dhe Kryesia Qendrore e kësaj partie ku edhe të pritet të bëhet publik personi që do të drejtoj dikasterin e kulturës. Ndërsa negociatat do të vazhdojnë edhe më tej për eshalonët më të ulët.

Neve na është besuar të udhëheqim me resorin e kulturës dhe kjo për ne është nderë dhe një mirënjohje e madhe sepse një vend që viteve të fundit u betonizua ka nevojë të çlirohet për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore dhe shpirtërore që për fat të keq deri tani ose janë mbuluar ose janë harruar. Duhet ta theksojmë se pjesëmarrja jonë në këtë Qeveri është më shumë strategjike se procentuale – deklaroi Afrim Gashi, Kryetar i Lëvizjes Besa./Alsat-M/

SHPËRNDAJE