sh-kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka komentuar gjashtë rastet e reja për të cilat Prokuroria Speciale Publike ka nisur hetim. Sipas tij këto gjashtë hetime janë vetëm vazhdim i persekutimit politik ndaj ish-funksionarëve dhe funksionarëve të tanishëm të VMRO-DPMNE-së. Ndërkaq akuzon qeverinë se po tenton të bëj shpëqëndrim nga dështimi i referendumit.

“Natyrisht, nga mijëra investitorë dhe kompani që kanë punuar në Republikën e Maqedonisë, janë kompani të zgjedhura nga Rusia, Turqia dhe Kina, me qëllim që të krijohet imazh që VMRO-DPMNE politikisht dhe ekonomikisht ka qenë e orienuar drejt këtyre vendeve dhe jo vendet e NATO-s dhe BE-së, edhe pse publikisht është e njohur se të gjitha parametrat, pa marrë parasyshë nëse bëhet fjalë për import-eksportit ose investime të huaja, mbi 90 për qind e bashkëpunimit është me kompanitë nga shtetet anëtare të BE dhe NATO-s, Gjermania, Britania, Amerika, Belgjika, Italia, Holanda, etj “, shkruan Gruevski.

Gruevski ka dhënë shpjegim dhe për rastin që lidhet me financimin e 7 mediave, duke thënë se ndarjen e fondeve për fushatën publike të ish-qeverisë e ka ndarë në përputhje të plotë me ligjin.

Sipas tij, edhe rastet e tjera që i ka hapur PSP janë të montuara dhe kanë të bëjnë me persekutim politik të cilin e udhëheq LSDM ndaj partis së tij. Ai PSP-në e quan instrument klasik të LSDM-së, e cila e ndihmonë qëndrimin e kësaj partie në pushtet. /Infomagazin/