Ballina Shëndetësi Ja të mirat shëndetësore që sjell mandarina

Ja të mirat shëndetësore që sjell mandarina

Por, ka edhe disa të mira të këtij fruti, i cili ka përmbajtje të madhe të vitaminës C dhe A.

Ju sjellim 10 përfitimet më të rëndësishme shëndetësore nga konsumimi i mandarinave:

Janë të mira për lëkurën tuaj

Mandarina ju ndihmon të keni një lëkurë të pastër fal antioksidantëve që përmban bën që lëkura juaj të jetë e freskët dhe pa rrudha. Ajo përbanë vitaminë C që është e nevojshme për rigjenerimin e lëkurës. Përderisa keni përfitime shëndetësore vetëm duke konsumuar mandarinën, ju po ashtu mund të bëni maskë për fytyrë që heq qafe yndyrën në lëkurë dhe bakteriet. E thjesht, një lugë gjelle me kos të thjesht, një lugë  çaji me mjaltë dhe lëngun e 3-4 fetave të mandarinës. Përzieni dhe lëreni 10 deri 15 minuta dhe më pas vendoseni maskën, ashtu siç vendosen zakonisht maskat e fytyrës.

Janë të mira për buzëqeshjen tuaj

Hulumtuesit nga Universiteti i Nju Jorkut dhe ai i Buffallos, kanë treguar se njerëzit që marrin për ditë doza ta caktuara të vitaminës C, kanë 25 për qind qarkullim më të mirë të gjakut në gojën e tyre. Konsumimi i mandarinës është një mundësi e lehtë që të mbani gojën në formë të mirë, transmeton Gazeta Monitor. Por mos e konsumoni shumë pasi përmbajtja e lartë e acidit mund të prish smaltin në dhëmb. Nëse flasim për buzëqeshjen, mandarina është zgjedhur në mesin e 25 ushqimeve që  ju ofron një buzëqeshje më seksi.

Sytë tuaj përfitojnë nga mandarinat

Humbja e shikimit për shkak të moshës është shumë i zakonshëm. Por në sajë të vitaminës C dhe A, të cilat gjenden në mandarina, ju mund ta shtyni këtë proces dhe ta parandaloni humbjen e shikimit. Një këshillë, mos hani asnjëherë mandarina që janë pak të ngrohta, sepse kështu ato humbin vlerën e vitaminës C.

Forcojnë eshtrat tuaj

Një studim i kryer nga universiteti Tufts ka gjetur se grupi i njerëzve që konsumojnë më shumë vitaminë C dhe kalium – dy vitamina që gjenden në mandarina- kanë rritur dendësinë e kockave dhe kanë pasur më pak fraktura.

Ngadalësojnë procesin e plakjes

Siç ju kemi thënë edhe më herët, mandarinat kanë shumë antioksidantë. E këta të fundit ngadalësojnë procesin e plakjes dhe nxisin prodhimin e kolagjenit dhe elastinit.

Vonojnë paraqitjen e shenjave të plakjes

Edhe pse me konsumimin e mandarinës në sistemin tuaj do të ketë më shumë vitaminë A, hidhni një sy produkteve kundër krijimit të rrudhave. Rrudhat formohen pasi lakuara juaj humb elasticitetin e saj, bëhet i thatë. Por, mandarina dhe antioksidantët e saj ushqejnë shëndetshëm lëkurën tuaj.

Përmirësojnë disponimin tuaj

Barbara Thomley, drejtuese e hetimeve në programin shëndetësor në klinikën Mayo, thotë se aroma e mandarinave ndikon që njerëzit të largojnë stresin, ankthim madje edhe të qetësohen dhe të disponohen.

Përmirëson sistemin imunitar

Të gjithë e dimë rëndësinë e vitaminës C, për të mbajtur sistemin tonë imunitar të fuqishëm dhe të gatshëm për të luftuar sëmundje të ndryshme, siç janë ftohjet dhe gripi. Por, një kombinim shumë i rëndësishëm për të forcuar sistemin imunitar është nëse e pini një çaj mente me mandarinë, transmeton Gazeta Monitor.

Ndihmon në parandalimin e diabetit

Sipas studiuesve të Universitetit Ontario, përbërësi sekret për luftën kundër diabetit quhet nobiletin. Ky është një lojtar i fuqishëm që ndihmon të parandalohet diabeti i tipit 2. Ai gjendet në mandarin dhe parandalon krijimin e yndyrës sidomos në mëlçi duke inkurajuar trupin që të djeg yndyrë dhe të dekurajojë që të prodhohet yndyra.

Ndihmon të humbni peshë

Mandarina mund të ju ndihmojë që të humbi peshë, në sajë të fibrave që posedon, të cilat ua largojnë urinë. Plus, vitaminat që gjenden në mandarina pengojnë prodhimin e kortizolit, i cili është hormoni i stresit dhe që drejtpërdrejtë ndikon në trupin tuaj për të ruajtur yndyrën. I cili më pas ndikon që të fitoni peshë.

SHPËRNDAJE