Vidalit nuk i besohet çfarë penaltie ka fituar Real Madridi. Ai e shikoi atë nga tribunat, pasi nuk luajti në barazimin 0-0 me Sevillan.
Arturo Vidal ka reaguar për penaltinë e Real Madridit të fituar në fund të ndeshjes kundër Juventusit, e konkretizuar në gol nga Cristiano Ronaldo, mjaftueshëm për ta eliminuar “Zonjën e Vjetër”, pavarësisht humbjes 1-3 në “Santiago Bernabeu”.

Vidal, që ishte në tribuna në barazimin 0-0 të Bayern Munich me Sevillan në “Allianz Arena” për shkak të disa shqetësimeve të vogla, e shikoi nga kompjuteri penaltinë e Real Madridit, reagimi ishte ekip – shikoni më poshtë.