Duke komentuar kandidatet për kryetarë komunash, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se Arben Taravari është një kandidat mjaft serioz për Gostivarin.

Ai më tej ka thënë se në këtë komunë nuk e bën hesap Nevzat Bejtën dhe se  Asaf Ademi i Lëvizjes Besa do të shkojë në balotazh me Arben Taravarin të Aleancës për Shqiptarët.

Ishte mjaft interesant komenti i Kasamit për Arben Taravarin për të cilin ai shprehu mirënjohje dhe tha që është një kandidat i fortë dhe gati pa konkurencë në Gostivar.

Këto komente Kasami i ka dhënë gjatë intervistës direkte në TV 21.

© fol.mk