Përdorimi i rripit të sigurisë gjatë lëvizjes me mjete motorike është i detyrueshëm me përjashtim të disa kategorive.

Ligji për rregullat e trafikut për të rritur nivelin e sigurisë në rrugë detyron të gjithë personat që lëvizin me mjete motorike të vendosin rripin e sigurisë. Detyrimi për ta përdorur rripin e sigurisë nuk zbatohet për këta persona:

·         për personin që posedon certifikatë mjekësore me të cilën vërtetohet se i shfaqen efekte anësore negative po qe se e përdor rripin e sigurisë;

·         për gruan shtatzënë;

·         për policin apo personelin tjetër të autorizuar gjatë transportimit të personave të arrestuar;

·         për personat e autorizuar zyrtarë që ofrojnë mbrojtje të afërt të personave;

·         për personelin e shërbimit mjekësor gjatë ndihmës së parë dhe gjatë aktiviteteve e detyrueshme;

·         për personelin e sigurimit që është duke e bartur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme;

·         për personin e sëmurë që bartet në lesë apo në ulëse të invalidëve.