Koment i redaksisë
Ali Ahmeti bashkë me kryesinë e partisë sot janë para një përgjegjësie të madhe si kurë më pare. Ata duhet të vendososin nëse do të bëjnë koalicion me VMRO-në e Gruevskit apo jo. Edhe pas debateve të shumta brendapartiake, nëse do duhej të ruhet parimi i “fituesit me fituesin” parim ky i dale nga marrëveshje e Majit të vitit 2007.Edhe pse në BDI vazhdojnë të kenë mendime të ndryshme, por informacionet që u plasuan në opinion se disa deputet të Ahmetit ia kanë bërë të ditur atij se nëse bëhet marrëveshje e re qeverisëse me Gruevskin votat e tyre nuk do të jenë në mbështetje të kësaj qeverie , duke patur parasysh edhe obligimin që BDI ka marë ndaj subjekteve tjere shqiptare me nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët, poashtu presioni i mundshëm nga opinioni i gjërë vendor , si dhe frika nga shpërbërja e plotë e partisë pas një debakli të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme, e vëndojnë Ali Ahmetin para një sprove të vështirë. Me gjithë këtë presion të madh që ballafaqohet Ali Ahmeti edhe BDI, nuk do kishte qenë e mençur nga ana e tij të hiqet dorë aq lehtësisht nga ky parim, sepse ky mekanizëm është një mundësi e artë që shqiptarët e kanë në duart e tyre dhe i cili i jep kuptim pjesëmarrjes së shqiptarëve në zgjedhje. Heqja dorë nga ky parim, do të ishte dëmi më madh që mund të ju bëhej shqiptarëve në këto 25 vjet të ekzistencës së shtetit. Mbase edhe mund të jetë e kuptueshme dëshira e disa opinionistëve “ me butona” dhe disa partive që veten e quajn opozitare që aq lehtësisht bëjnë “avokatin e dreqit” duke bërë presion te Ali Ahmeti dhe BDI-ja të braktisë një mundësi të shenjtë të shqiptarëve , parimin e ”fituesit me fituesin”, parim ky që në asnjë moment nuk guxon të braktiset vetëm për dëshirën e ca “turkmongolëve” që dëshirojnë të zgjasin krizën dhe të provokojnë zgjedhje të reja. Prandaj çdo vendim që duhet të mer Ali Ahmeti , duhet të jetë i drejtë dhe të respektojë këtë parim, Ai ai assesi nuk duhet të heq dorë nga ky parim sepse fundja nuk është ai që cakton fituesin po është populli. Janë të dy popujt që në rastin e fundit folën shumë qartë, që edhe për një mandat fjalën e fundit për shqiptarët do ta ketë Ali Ahmeti kurse te pala tjetër Nikolla Gruevski dhe se çdo sjellje ndryshe do të ishte dhunim i këtij vullneti si te shqiptarët poashtu edhe te maqedonasit.
© fol.mk