Kroacia dhe Kosova do të përballen sonte në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit.

Para fillimit të duelit, organizatorët kanë menduar që të dyja skuadrat të dalin me një slogan të përbashkët.

Federata e Futbollit e Kroacisë (HNS) dhe ekipi i Kosovës janë bashkuar kësaj nisme mbarë botërore.

“Me top kundër dhunës, diskriminimit, racizmit dhe huliganizmit në Evropë”, është parulla të cilën e kanë hapur futbollistët.

Kroacia dhe Kosova do të përballen sonte nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.