Një grua ka humbur jetën pasi ka kërcyer nga një lartësi prej 268 metra nga kulla ikonike e Sydney të Australisë, duke i tmerruar turistët që panë këtë ngjarje.

Gruaja po merrte pjesë në ecjen mbi kullë me një grup turistësh, për ta shijuar panoramën e qytet në një kënd prej 360 shkallëve.

Ajo fillimisht filloi të ecë nëpër platformë e lidhur me një litar të sigurisë, por pas disa sekondave ajo e largoi nga trupi duke i kërcënuar turistët tjerë se do ta lëndojë veten.

Sipas dëshmitarëve ajo kërceu nga platforma në prezencë të një vajze të vogël, dhe masës tjetër të rriturish që mbetën të shtangur me veprimin e saj.

Menjëherë në vendin e ngjarjes u shfaqen policia të cilët larguan trupin e pajetë, pasi afër kalonin qytetarë që assesi nuk po mund ta kuptonin motivin që e shtyu gruan ta bëjë këtë gjest.