Një shqiponjë e kombinuar në flamurin aktual të Maqedonisë me disa modifikime të bëra është flamuri i ideuar nga një vullnetar amerikan nga misioni Peace Corps në Maqedoni.

Bëhet fjalë për amerikanin Conner Andersson, i cili gjatë dy viteve të fundit ka kontribuar në komunën e Tearcës me projekte konkrete përmes Peace Corps.

“Per punet e deritanishme te perbashkta te realizuara i jemi mirenjohes.  Andersoni na nderoj me nji propozim flamur per gjith qytetaret e Republikes se Maqedonise se si duhet te duket flamuri i Republikes se Maqedonise.”, ka shkruar kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani.(INA)