AC Milan i është bashkuar në garë Juventusit dhe Interit për të nënshkruar me Alessandro Florenzin
Sipas mediave italiane, AC Milan është vënë në alarm për të nënshkruar me Alessandro Florenzin, kontrata e të cilit me Romën skadon verën e ardhshme.

Florenzi është në biseda me Romën për kontratën e re por palët nuk janë afër për të arritur një marrëveshje, gjë që ka zgjuar interesimin e rivalëve për të.

Pavarësisht interesimit të Milan, Interi mbetet favorit për të nënshkruar me italianin.