Ndalimi i parave nga IPA fondet për momentin është masa më e realizueshme për të cilën po mendon Bashkimi Evropian si pjesë e sanksioneve ndaj Maqedonisë, vlerësuan diplomatet evropian.

Kjo sipas burimeve të medieve, nuk nënkupton se BE do t`i ndërpresë paratë nga IPA fondet për Maqedoninë, por do të shkurtoj një pjesë të parave gjithkund ku mundet, diku  e diku tjetër

Milion euro. Një vendim i këtillë do të jetë lehtësues edhe për faktin se tashmë është nisur një hetim nga ana e OLAF, zyrës evropiane që është kompetente në lidhje me mashtrimet gjatë Komisionit Evropian, për keqpërdorimin e mjeteve nga IPA fondet në Maqedoni.

“Vendimi për shkurtimin e parave nga IPA e marrin vendet anëtare që japin para në BE, si Gjermania për shembull, dhe jo ata që marrin para, si Bullgaria. Në situatën e tanishme, vendimi i Britanisë së Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian me siguri se do të ketë ndikim për ndihmën e huaj të BE-së ndaj vendeve të treta dhe është e logjikshme që disa prej vendeve të thuan se pse të japim para në Maqedoni nëse ato keqpërdoren”, vlerësuan diplomatët dhe shtuan se disa para tashmë janë ndërprerë.

Për të gjitha masat tjera kundër Maqedonisë ende nuk ka asnjë vendim, edhe pse jo zyrtarisht disa herë paralajmërohej se BE-ja dhe SHBA-të do të sanksionojnë politikanët maqedonas.

Sanksioni i vetëm që deri më tani është realizuar, thuan diplomatët, është ajo që SHBA-të kanë refuzuar që t`i japin vizë amerikane ish ministrit të transportit, Mile Janakieski, por zyrtarisht askush nuk e vërteton informacionin.