Jose Mourinho që të qëndrojë tek Manchester United i ka kërkuar klubit që të përgatisë një buxhet të madh për blerje.

Trajneri portugez ka kërkuar katër blerje dhe klubi është i gatshëm që t’ia plotësojë.

Mesfushori që luan te Valencia, Carlos Soler, është i pari në listë. Spanjolli 20 vjeçar ka çmendur të gjithë me paraqitjet e tij këtë vit, duke e ndihmua klubin e tij të pozicionohet në vendin e dytë.

Pas tij vije edhe një mesfushor. Bëhet fjalë për yllin e RB Leipzig, Emil Forsberg, që po ashtu po luan mirë. Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, është përsëri objektivi kryesor.

Ndërsa për Gareth Bale, do të pritet rikuperimi i tij pastaj do të behet ofertë për të.