Kjo është replika nga Mustafa Dauti drejtuar Kim Memetit:

Kim Mehmeti na paska publikuar një “mendim” të vetin dhe, sa herë që publikon diçka të veten na del qesharak, si hut! Kur ia përkthejnë, apo kur ia redaktojnë të tjerët mendimin e tij adoleshent, atëherë del më i pjekur, por, megjithatë, edhe më tej ngel pseudo-intelektual, pseudo-shkrimtar, pseudo-shqiptar, pseudo-fetar… Kim Mehmeti ashiqare po shihet se i ka hyre punës që të çojë ujë në mullirin e huaj, sepse për këtë gjë edhe paguhet. Kim Mehmeti mrekullohet me “kritikën objektive” krishtere, e cila i akuzon mbi 300 priftërinjë për abuzime seksuale të mbi 1000 fëmijëve! Kim Mehmetit i dhemb shpërndarja e kësaj informate, ndërsa i akuzon të gjithë besimtarët myslimanë të vendit që nuk publikojnë “akuzat” kundër Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepit. Shyqyr që myslimanët e vendit nuyk kanë mendjen e sëmurë të Kim Mehmetit, shyqyr që myslimanët e vendit dijnë të dallojnë “akuzën” nga shpifjet!

Prandaj, asnjë mysliman i vendit nuk publikon, siç nuk publikon as Reisul Ulema, “shpifje” kundër Kim Mehmetit, të cilin e akuzojnë herë si pederast, e herë si baba i kopilave nëpër Gjakovë, herë si shpirtshitur te shërbimet sekrete serbo-maqedonase, e herë si “Kali i Trojës” brenda “partive shqiptare”, herë si shantazhier, e herë si dashnor i tërbuar i administratoreve e funksionareve partiake, herë si haxhi e herë si dilinxhi, herë si “të devotshëm” e herë si rakixhi… Pra, janë një lumë informatash që qarkullojnë për Kim Mehmetin, megjithatë, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, gjithnjë i ka llogaritur si “shpifje” dhe kurrë nuk i ka përceptuar si akuza kundër pseudo-shqiptarit! Një shrimtar i mirë shpifjet nuk i merr as për temë e rrëfime letrare, e lërë më t’i ngrisë në nivel të akuzave. Shpifësi, i cili shpifjet i ngritë në nivel të akuzës nuk dallon asgjë nga një kriminel klasik! Mustafa Dauti