SHBA-ja i nxitë liderët në Kuvendin e Maqedonisë t’i tejkalojnë politikat partiake dhe ta shfrytëzojnë mundësinë historike për të ardhme më të mirë të vendit, thotë mes tjerash një përfaqësues nga Departamenti amerikan i Shtetit në deklaratë për agjencinë e lajmeve ANA-MPA.

LEXO: Kuvend i Maqedonisë, deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë hequr dorë nga fjalimet, debati vazhdon të premten
“SHBA-ja fuqimisht e mbështetë implementimin e plotë të marrëveshjes, e cila do t’i mundësojë Maqedonisë ta marrë vendin e vet në NATO dhe BE si Republika e Maqedonisë Veriore, duke kontribuuar për stabilitetin rajonal, siguri dhe prosperitet. Meqenëse në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese, i nxisim liderët t’i tejkalojnë politikat partiake dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të siguruar të ardhme më të mirë për vendin si anëtare e barabartë e institucioneve perëndimore”, ka thënë përfaqësuesi i Departamentit amerikan të Shtetit për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, funksionari amerikan, në pyetjen për dorëheqjen e Nikos Koxias, tha se “i falënderohet për përkushtimin e posaçëm të treguar për përforcimin e marrëdhënieve SHBA – Greqi dhe për kontributin në arritjen e Marrëveshjes historike të Prespës”.