Të rinjtë kumanovarë përmes një letre që kanë shkruar në adresë të INA janë shprehur të revoltuar për rritjen e çmimeve të kafeve në Kumanovë, në lokalet ku ata kryesisht i frekuentojnë.

“Jemi një grup të rinjsh që studiojmë në Shkup dhe që na bie të frekuentojmë lokalet në zemër të Shkupit afër sheshit Skenderbej dhe në zona tjera, ku kafetë apo makiatot i paguajmë nga 30 denarë. Ndërsa skandali më i madh është se si në Kumanovën e varfër dhe të katandisur i kanë shtrenjtuar kafetë në 50 denarë. Kërkojmë dhe apelojmë tek pronarët e lokaleve të korigjojnë dhe të kthejnë çmimet që kanë qenë”, thuhet në letrën e tyre.

Ata kërkojnë solidarizim edhe nga shoqata të të rinjve, shoqata studentore dhe shoqata tjera, por mirëkuptim edhe nga pronarët e lokaleve. (INA)