Siç shkruan revista e njohur “Auto Express”, gjenerata e re e Opel/Vauxhall Corsa në ofertë do të ketë edhe versionin elektrik

Corsa e re pritet të vijë gjatë vitit 2019 me platformën PSA CMP, ndërsa Corsa EV (në version elektrik) pritet të arrijë një vit më vonë (në 2020-ën).

Corsa EV do të jetë model tërësisht elektrik, sepse platforma CMP nuk është e dizajnuar për teknologjinë plug-in hibrid komplekse dhe të shtrenjtë.

Gjithashtu, “Auto Express” ka publikuar edhe një fotografi përmes së cilës shfaqë pamjen e mundshme të Corsa EV