Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Pannuci, e ka cilësuar rezultat të drejtë barazimin ndaj Maqedonisë.

Ai u shpreh për TVSH se ekipi kishte vuajtur meqë lojtarët nuk kishin qenë në maksimumin e tyre meqë nuk luajnë me skuadrat përkatëse.

“Edhe mund ta kishim humbur ndeshjen dhe të pësonim golin e dytë, ditëm të vuanim, luftuam si shqiptarë të vërtetë. Në fund doli një rezultat që e mendoj të drejtë”, tha Panucci pas ndeshjes.

“Kemi vuajtur fizikisht se ishin 4-5 lojtarë që nuk ishin më në gjendje që të përballonin situatën. Mos harroni që kemi lojtarë që nuk luajnë me skuadrat e tyre”.

“Alioski? Është një lojtar i mirë por na rrezikuan vetëm më goditje standarde. Ndaj Spanjës dhe Italisë do të luajmë me dëshirë, në futboll do të mundohemi të ndryshojmë historinë”, u shpreh ai.