Ditën e djeshme Greqia dhe Turqia janë prekur nga tërmete të fuqishëm, të cilët kanë shkaktuar mbi 100 të plagosur.

Pas lëkundjeve të djeshme, sot është raportuar tërmet edhe në Itali. Sipas mediave dje në mëngjes një tërmet i fuqishëm goditi bregdetin greko-turk, ndërsa lëkundja e radhës është shënuar në mbrëmje në Itali. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Verona, Breshia dhe në rajonet përrreth.

Shërbimi sizmiologjik italian njofton se tërmeti ka qenë 3.6 i shkallës rihter. Mësohet se tërmeti ka qenë me epiqendër 8 km të thellë, në një zonë pranë Crone-s, Breshia. Deri tani për fat të mirë nuk raportohet për viktima, por vetëm dëme të shumta materiale, që mbeten për të verifikuar në vazhdim. Ndërkohë shërbimet e emrgjencës italiane kanë mbërritur në terren dhe kanë marrë nën kontroll situatën.