Mijëra njerëz kanë dalë në protestë në Maltë duke kërkuar drejtësi për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia, e cila njihet si gazetarja që publikoi të dhënat e skandalit financiar “Panama Papers”.

Qytetarët kanë marshuar në protesta me thirrjet “Trup” dhe “Drejtësi”, duke kërkuar që dy javë pas vrasjes së saj të zbardhet plotësisht ngjarja. Protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e drejtorit të policisë dhe Ministrit të Drejtësisë.

Gazetarja Galizia u vra rreth dy javë më parë nga një shpërthim i komanduar me makinë. Prej disa kohësh ajo publikonte materiale që implikonin kryeministrin e vendit Jozef Muskat në skandale financiare e gjithashtu kishte kryer një investigim se si Malta ishte kthyer në parajsën fiskale të Bashkimit Europian duke nxjerrë edhe emra konkretë të personave të përfshirë.