Në Raportin të PSP-së theksohet se prokurorët kanë arritur të dëgjojnë 70 për qind të materialeve të përgjuara në mënyrë të paligjshme. Kjo prokurori posedon 606.555 audio-incizime.

Prokurorja Katica Janeva theksoi se gjatë analizës dhe përpunimit të materialeve ka vazhduar edhe procesi i ndarjes së bisedave private nga bisedat që janë në përpunim.

“Nga gjithsej 424 589 biseda të analizuara, janë ndarë 152 680 audio-incizime për të cilat është vërtetuar se bëhet fjalë për biseda private”, ka thënë Janeva.