Në një takim me nxënësit e një shkolle në Sochi, presidenti rus Vladimir Putin duke u përpjekur të duket sa më miqësor me të rinjtë pas protestave të fundit rinore, ai si me shaka, la të kuptohet se mbase nuk ka ndërmend të lërë më presidencën. I pyetur se çfarë planifikon të bëjë pas largimit nga Kremlini, Putin pasi heshti një çast u përgjigj se “ende nuk e ka vendosur nëse do të largohet nga pushteti”.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të zhvillohen në muajin mars dhe pritet gjerësisht që ato të mos bëjnë gjë tjetër, veçse ta rikonfirmojnë rizgjedhjen e ish agjentit të KGB-së edhe për një mandat tjetër 6-vjeçar, në krye të shtetit. Politikani i spikatur opozitar, Alexei Navalny, organizatori i raundit të fundit të protestave ka shumë mundësi të kandidojë por nuk është çudi që emri i tij të mos lejohet fare në fletën e votimit.