Departamenti amerikan i shtetit e publikoi raportin për të drejtat e njeriut ku për Republikën e Maqedonisë përmendet se me 31 maj të vitit të kaluar, Parlamenti ka zgjedhur qeveri të re të udhëhequr nga LSDM-ja, me çka i është vënë fundi procesit disa mujor të formimit të qeverisë.

“Me 27 prill të vitit 2017, pasi që shumica në Parlament e zgjodhi Talat Xhaferin për kryetar, protestuesit e sulmuan Parlamentin që rezultoi me lëndime të shtatë anëtarëve të saj. Mediet publikuan se përfaqësues të MPB-së i kanë ndihmuar protestuesve dhe nuk e kanë plotësuar detyrën e tyre për t`i mbrojtur anëtarët e Parlamentit. Ministria i dënoi policët që nuk i kanë plotësuar obligimet e tyre, duke i shkarkuar tetë prej tyre”, thuhet në raport.