Reformat brenda  VMRO-DPMNE-së janë të domosdoshme që të rikthehet besueshmëria ndaj partisë dhe të dalë nga izolimi në të cilin gjendet për momentin, deklaruan përsëri grupi i ashtuquajtur reformator brenda partisë. Rruga e vetme e fuqizimit të partisë është përmes reformave edhe atë nëpërmjet  demokratizimit dhe modernizimit. Sipas këtij grupi, këtë nismë për reforma e mbështesin shumë grupet të deputeteve që janë në qeveri por japin emra për shkak të presionit për tërheqja nga ky veprim.

Po ka  shumë deputet që e mbështesin këtë iniciativë,por nuk duam të spekulojmë me emrat,sepse më parë çdo emër që është dhënë publike,menjëherë është tërhequr nga funksioni partiak që e kishte.”  18.0-18.20“ Ka disa  njoftime për formimin e disa partive politike ,janë dukë u bërë disa tentime për përçarje dhe të ndarje të  trupi i VMRO,dhe që në të  ardhmen të jemi në rrezik – deklaroi Petar Bogojeski, “reformator” i VMRO-DPMNE-së.

Të ashtuquajturit reformatorë të VMRO-DPMN  kanë publikuar dokumentin ku janë spikatur problemet kryesore të cilat presin t’i ndryshojnë. Aty përfshihet vetërregullimi i partisë dhe kjo të arrihet përmes modernizimit dhe demokratizimit. Nga Qendra për liri CIVIL thanë se përpjekjet për reforma në VMRO nuk janë të reja, por duken të fuqishme.

Mendoj se ky kontribut të cilin reformatorët e VMRO e bëjnë, nuk është brenda partisë, por është kontribut edhe në përforcimin e kulturës politike – tha Xhabir Deralla, Civili.

Partia e Gruevskit zyrtarisht këto nisma për reforma i ka konsideruar si tentim të dështuar për përçarjen e partisë./ALSAT-M