Sonte po vazhdon të mbahet nata e madhe gjermane e Festivalit Echo Awards 2018, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka mahnitur publikun me dukjen e saj dhe performancat e disa nga këngët e saj dhe në bashkëpunim me Liam Payne.

E veçanta e këtij festivali ishte se dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa ishin të nominuara në kategorinë “Künstlerin international” apo “Artisti më i mirë ndërkombëtar”. Mirëpo ky çmim shkoi për një këngëtare tjetër të njohur, për këngëtaren Pink. / KultPlus.com