Analisti politik Urim Saliu në një pronocnim për TetovaSot rreth deklaratave të liderit të LSDM-së për formimin e qeverisë thotë se Zoran Zaev nëse do që të ketë qeveri stabile nën këto rrethana kur po i harxhohen ditët prej mandatari, e vetmja gjë që ai duhet të bëjë është të përafrojë më shumë qëndrimet me BDI-në.

“Zoran Zaev nëse do që të ketë qeveri stabile nën këto rrethana kur po i harxhohen ditët prej mandatari, e vetmja gjë që ai duhet të bëjë është të përafrojë më shumë qëndrimet me BDI-në. Ajo mbetet forca kryesore në stabilitetin e qeverisë Zaev” thotë për TetovaSot Saliu.

“Kryeministri i qeverisë së re duhet të kuptojë se BDI vërtetë ka patur përgjegjësi në qeverisjen e mëparshme, por vetë fakti që kjo parti u rreshtua me LSDM-në për të përbërë një shumicë tjetër parlamentare, kjo tregon se partia më e madhe shqiptare përfundimisht është distancuar nga politikat e partnerit të tyre qeveritarë të mëparshëm. Për t’a bërë këtë hap të rëndësishëm tregon se BDI nuk është aq e ozurpuar nga VMRO dhe nën hipotekat e kësaj të fundit aq sa thuhet secilën ditë nga kundërshtarët politikë” shton Urim Saliu

Saliu mendon se BDI-ja u largua nga VMRO-ja pasi nuk ka hiptekë

“Një parti nën hipoteka të tilla nuk mund të largohej aq lehtë nga VMRO sidomos në castin kur ata kanë mundur edhe të qeverisin me të kur Gruevski kishte rolin e mandatarit për të bërë qeverinë .Nëse VMRO-së i dështoi qeveria e re, këtë e ka për shkak të BDI-së.Të tjerat parti ishin vetëm spektatore.” vlerson Analisti Saliu duke theksuar se BDI në të gjitha kombinatorikat është pjesa thelbësore për të formuar qeverinë e re. Ajo ka të drejtë të ketë edhe rol kryesorë në negociata .Partitë tjera mund të kërkojnë hise në qeverinë e re aq sa kanë numra. Partitë tjera më të vogla sic janë LR-PDSH apo BESA nuk mund të kushtëzojnë LSDM-në më shumë se BDI-ja .Shumëkush e kanë harruar heshtjen e PDSH-së, por mendoj se kjo parti sërish po luan një rol shumë më korrekt.Të vetëdijshëm se ata kanë dy deputetë pa koalicione , nuk ekspozohen në mënyrë kaq triumfaliste sic bëjnë subjektet tjera që nuk është se kanë më shumë peshë dhe aq më tepër nuk janë kushedi cfarë fituesish kur kemi parasysh koalicionet që kanë patur me parti tjera në zgjedhjet e dhjetorit.

Në lidhje me Lëvizjen BESA Saliu thotë se me 27 Prill BESA kishte mundësinë të tregohej ndryshe, por ata gabuan duke mos e votuar Talat Xhaferin.

“Por BESA më 27 prill kishte mundësinë të tregohej lëvizje ndryshe .Gabimin e parë e bënë që nuk votuan kryeparlamentarin dhe e dyta nuk treguan rezistencë sic bëri partia e z. Sela lideri i së cilës ka mundur ta paguaj edhe me jetën e tij.Këto gjëra i njeh votuesi shqiptarë.Votuesi në fak nuk interesohet për lojëra fjalësh por për veprime politike që kanë peshë dhe interes për t’a në momente të caktuara . Që t’a përmbyll Zaev duhet të zgjedhe ose BDI-në në qeveri, ose Besën.Të dyja bashkë në një ombrellë nuk shkojnë.Këtu duhet të merr fund përgjithmonë kjo dilemë” theksoi në fund gazetari dhe analisti Urim Saliu