Klubi i futbollit FC Shkupi, ndryshe krenaria e shkupjanëve shumë shpejtë mund ti rikthehet famës së vjetër dhe titujve që i fitonte vite më parë, njofton “infOSport.mk”.

Burime të afërta pranë portalit tonë bëjnë me dije se një sponzor turk nga vendi do të marrë drejtimin e skuadrës nga Çairi dhe se përfundimisht kjo skuadër do të zgjidh problemin financiar.

Me inkuadrimin e këtij sponzori pritet të ndryshojë edhe garnitura udhëheqëse, ndërsa gjithashtu pritet të bëhen edhe përforcime adekuate gjatë merkatos së janarit, me qëllim që FC Shkupi në stinorin pranveror të mos e diskutojë çështjen e mbijetesës.

Emri i FC Shkupit edhe më parë lidhej me sponzor të mundshëm turq, mirëpo deri te një realizim i tillë nuk erdhi, mirëpo kësaj rradhë gjërat qëndrojnë më ndryshe dhe madje burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se sponzori i ri veçmë është kyçur në klubin nga Çairi.

Ata thuhet se janë shumë të vendosur në investimet e tyre që do ti bëjnë në të ardhmen te FC Shkupi.