Nuk është hera e parë që vogëlushja e moderatorit Ardit Gjebrea, Anna performon duke treguar në këtë mënyrë se tashmë është në gjurmët e të atit.

Këtë herë ajo ka kënduar në Amfiteatrin e Tiranës sëbashku me shumë fëmijë të tjerë. Për t’a ndjekur dhe duartrokitur kanë qenë të pranishëm edhe prindërit e saj të cilët në foto duken mjaft të emocionuar. Gjithashtu këto foto i ka shpërndarë edhe Joni, djali i madh i Gjebreas mjaft krenar dhe i lumtur për të motrën.