Fjalimi i Sekretarit gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg që e mbajti në foltoren e Kuvendit është edhe një sinjal i qartë që jemi në rrugën e duhur, si shtet që pretendon të bëhet vend evropian në të cilin do të respektohet dhe praktikohen vlerat evropiane në të gjitha nivelet, tha kordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomislav Tuntev, transmeton Zhurnal.

Sekretari gjeneral i NATO-s në përgjithsi u njoftua dhe i përshëndeti proceset e reformave që po i realizon shumica parlamentare dhe Qeveria, të cilat janë bazë për procesin tonë evropian dhe integrimet euroatlantike.

“Kjo na jep një motiv të madh të vazhdojmë përpara, pa rezerva dhe njëkohësisht të punojmë në realizimin e të gjithë procesit të reformve, në përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal”.

Me kënaqësi të veçantë e pranuam mesazhin e zotri Stoltenbergut për politikën e dyerve të hapura në NATO, që për ne sot do të jetë një motiv shtesë që ta shfrytëzojmë momentin pozitiv.

Në mesazhin e sekretarit gjeneral të NATO-s nënkuptohet edhe një intencë se nga ajo që ka folur duhet të jetë shkak shtesë për të gjitha subjektet politike, dmth të gjithë faktorët politik të kyçen dhe t’i përkrahin reformat që e shtyjnë Maqedoninë përpara.