Që nga viti 2019 në Turqi nuk do të lejohet më që tekstet shkollore të kenë teorinë e evolucionit të Çarls Darvin, kjo për arsye se sipas autoriteteve turke ajo është arkaike dhe nuk ka prova të mjaftueshme.

Teoria e evolucionit e Çarls Darvin nuk do të jetë më e pranishme në tekstet shkollore në Turqi. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i ministrisë turke të arsimit i cili shtoi se ky vendim është mbështetur dhe nga presidenti turk Erdogan.
Heqja e teorisë së Darvin nga librat e biologjisë do të ndodhë në 2019-n dhe një vendim i tillë do të konfirmohet të dielën e 25 qershorit, datë që do ti japë fund dhe Muajit të Ramazanit, festës më të rëndësishme të fesë Islame
Për të përditshmen turke Hurriyet Daily News, Ministria e Arsimit me anë të një deklarate u shpreh se sipas saj të rinjtë turq nuk janë ende gati për të kuptuar tematika dhe problematika të ndryshme.
Vetë studentët që kanë mbushur 18 vjeç do të mund të studiojnë këto dokumente, pasi është ndërmarrë dhe një proces thjeshtëzimi i programit shkollor për të favorizuar një mësimnxënie më të shpejtë.
Po sipas Ministrisë së Arsimit, qëllimi i një ndryshimi të tillë është mundësia për ti trasmetuar të rinjve informacione, aftësi, sjellje të mirë dhe vlerat kombëtare. Programi parashikon dhe mësimin e një modeli të përshtatshëm shkrimi. Kohët e fundit dhe zëvendës kryeministri turk Numan Kurtumlus ishte shprehur se puna e Darvin ishte e vjetër dhe e keqe dhe teoria e evolucionit ishte arkaike dhe nuk përmbante provat e duhuara.
Ky vendim ka ngjallur reagime nga ana e lailëve dhe atyre që kundërshtojnë islamizimin e Turqisë. Ata pretendojnë se heqja e apo mohimi i teorisë së evolucionit do të vendosë në plan të dytë dhe reformat thelbësore të një Turqie moderne dhe perëndimore sipas udhëzimeve të Mustafa Kemal Ataturk. edhe akademikët e universiteteve më të mira në Turqi e kritikuan duke e cilësuar këtë si një vendim të gabuar, dhe duke i kujtuar minitrisë së arsimit de i vetmi vend ku është përjashtuar teoria e evolucionit në arsim, është Arabia Saudite
E formuluar nga Charles Darvin në shekullin 19, teoria e evolucionit përshkruan mekanizmat dhe shkaqet e ndryshimeve të karakteristikave trashëguese brez pas brezi. Një teori që u refuzua nga të krishterë e muslimanë.