Turqia shpalli fund të suksesshëm të operacionit “Mburoja e Eufratit” në Siri

Kryeministri turk Binali Jëlldërëm shpalli fund të operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit” të ushtrisë turke në Siri, lajmëroi TASS.
Në një intervistë për televizionin “NTV” kryeministri i Turqisë ka theksuar se operacioni ishte i suksesshëm dhe solli deri në vendosje të kontrollit të plotë ndaj qytetit El Bab.
Ai theksoi se nëse në të ardhmen imponohet operacion i ri ushtarak turk, ai do të quhet ndryshe.
Jëlldërëm sqaroi se operacioni i ri eventual turk mund të jetë gati dhe i realizuar “si kundër grupit Shteti Islamik” ashtu edhe në rast të paraqitjes për kërcënime për sigurinë kombëtare të Turqisë.
Për “përfundimin e suksesshëm të operacionit” paraprakisht kumtoi edhe Këshilli për siguri nacionale të Turqisë.
Sipas kumtesës zyrtare të Këshillit, qëllimi i operacionit ishte “parandalimi i sulmeve dhe kërcënimeve nga ana e SHI-së, krijimi i mundësisë për kthimin e sirianëve në vendin e tyre dhe sigurim të kushteve për jetë të sigurt dhe të qetë për ta”.
Operacioni “Mburoja e Eufratit” filloi më 24 gusht të vitit 2016.
Sipas informacioneve të para, ushtarët turq ende mbesin në territorin sirian.