Berat Setullah nga Shkupi, nxënës në Medresen “Isa Beu” në Shkup, ka nevojë për ndihmë me mjete financiare në mënyrë që të shërohet jashtë vendit.

Nxënësi i cili tashmë disa vite vuan nga sëmundja e rëndë, kanceri në kockë, familjarët bëjnë të ditur se ky operim kushton 57.542 euro.

Berati tashmë disa herë ka provuar shërimin në disa nga klinikat e Turqisë por pa sukses. Ai do të duhet të transferohet urgjentisht për operim në Austri.

Familjarët apelojnë të gjithë njerëzit human për ndihmë pasi shuma e nevojshme nuk mund të kompletohet nga vetë familjarët