Vedati dy fjalë për hajnat: Shihemi në gjyq!

Grupi i humorit Stupcat kanë rënë pre e keqpërdorimeve me videot e tyre.

Por, ata kanë vendosur që për këtë të ndjekin rrugën ligjore.

Vedati ka bërë të njohur ditur se janë mbi 2 mijë ‘hajdutë’ që i kanë vjedhur videot e tyre duke i keqpërdorur në kanale të ndryshme.

Serialet e Stupcave, sidomos “Egjeli” janë prej më të shikuarave.

Janë me miliona klikime në pyetje që i kanë humbur grupi i mirënjohur, që nuk është keq për nga fitimet, por se në YouTube ka pasur humbje për shkak të keqpërdoruesve të të drejtës autoriale.

Por, si duket ka ardhur momenti që kjo situatë të ndryshojë për grupin më të njohur humoristik shqiptar.