Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, në një njoftim për media thekson se Zoran Zaev përmes fushatës parazgjedhore është duke luajtur me fatin e familjarëve të të vrarëve në rastin “Monstra”. Ata shtojnë se Zaev e fsheh të vërtetën dhe përmbush platformën e Tiranës.

“Prindërit e të vrarëve, qartë kanë thënë se Zaev ju ka treguar transkripte nga biseda mes të akuzuarëve dhe funksionarëve të lartë të BDI-së. Ata thanë se Zaev ju ka thënë se posedon informacione se telefonat me të cilat kanë komunikuar me të akuzuarit, ndërsa janë mbajtur si sekrete shtetërore janë të funksionarëve të BDI-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti shtojnë se Zaev duhet të ndalojë dhe të përzihet në punën e gjykatës.“Rasti Monstra është dëshmi e gjallë se sa LSDM dhe Zoran Zaev janë të gatshëm të shkojnë larg, vetëm që të mbajnë pushtetin”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.