Xhemaili ka shënuar golin e parë të Kampionatit Botëror, bëhet shqiptari i tretë rresht që realizon pas Shaqirit e Xhakës dhe ky gol mund ta ketë peshën e vulës për kualifikim ?

Zvicra nuk pati fillim të mirë në këtë takim ku kostarikanët kishin raste të shumta në minutat e para.

Xhemaili pas një rasti brenda zonës ug jend në pozitën ideale ku lansoi goditjen e pandalshme për Keylor Navasin.

Ndodhi kjo në minutën e 31-të, atëherë kur Zvicra filloi që të dominonte.

Xhemaili u ndihmua në këtë rast nga Embolo i cili filloi takimin nga minuta e parë.

Sfida po zhvillohet në Nizhny Novgorod dhe me këtë rezultat Zvicra kualifikohet në fazën e eliminimit direkt.