Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë konferencës që mbajti në këto çaste është marrë me sondazhin e publikuar nga Exit Poll, të cilin e ka quajtur sondazh i pavërtetë, dhe siç tha ai i porositur nga “koalicioni i territ”.“Ne konsiderojmë se është sondazh i porositur dhe ka qëllime të caktuar që ta prejudikojë rezultatin, para se t’u komunikohet qytetarëve rezultati vërtetë”, tha Mustafa, ndërsa shtoi se rezultatet e vërteta do të jenë krejtësisht ndryshe.“LDK dhe partnerët u bëjnë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të numërojnë çdo votë, sepse aty është vullneti i qytetarëve”, tha Mustafa.Sipas rezultateve të Exit Poll, në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë prin Koalicioni PDK-AAK-Nisma me 40 për qind, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 30 për qind dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa 27 për qind. Të tjerët kanë marrë tre për qind./KosovaPress/